back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaSportLojtarët e Kosovës emocionohen gjatë stërvitjeve në stadiumin “Fadil Vokrri”

Lojtarët e Kosovës emocionohen gjatë stërvitjeve në stadiumin “Fadil Vokrri”

Të ngjajshme

Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin...

Kamioni përplaset me motoçikletën në hyrje të Lipjanit

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Gyokeres dyfishon rezultatin për Arsenalin

Arsenali dyfishon rezultatin ndaj Nottingham Forestit. Dhe golin e dytë...

Haradinajt: Kosova po kalon në ditë të errëta, na duhet dritë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në hapjen zyrtare të...

Kombëtarja A e Kosovës, sot ka zhvilluar stërvitjen e parë në stadiumin e porsarinovuar “Fadil Vokrri” në Prishtinë, derisa më herët kanë vizituar edhe varrin e Fadil Vokrrit në Dragodan

Sipas FFK’së, ekipi ka qenë shumë i emocionuar gjatë kësaj vizitre derisa në orët e pasdites është mbajtur një stërvitje me intensitet të lartë, ku është fokusuar në mbrojtje dhe në kundërzbritje.

Në fakt edhe gjatë konferencës për shtyp të Challandes, ai tha se do të punojë më shumë në mbrojtje, për të rritur nivelin e Kosovës në të gjitha repartet.

Pas stërvitjeve në Fadil Vokrri, kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani tha se për të ishte një kënaqësi që stërvitën në stadiumin e Kosovës, me në fund.

“Është kënaqësi të stërvitësh në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërsa po e ndjejmë madhështinë e tij këtu që aq shumë dëshironte që të luanim këtu. E vështirë pa të, por ne do të luajmë e do të angazhohemi maksimalisht për të dhe për gjithë Kosovën. Atmosfera në mesin tonë është mjaft e mirë dhe ne besojmë shumë që do të kemi rezultate të favorshme”, ka thënë Ujkani.

Edhe për Arbër Zenelit, të luash në shtëpi është një ndjenjë shumë e mirë.

“Patëm stërvitjen e parë e cila kaloi mjaft mirë. Po koordinohemi gjithnjë e më shumë dhe më mirë. Do të punojmë me intensitet më lartë gjatë këtyre ditëve në mënyrë që të jemi plotësisht të gatshëm për ndeshjen me Azerbajxhanin”, tha Zeneli.

Kurse Benard Berisha, tha se për të dhe Kosovën është me rëndësi se po luajnë në një stadium që mban emrin e legjendës, Fadil Vokrri.

“Më në fund jemi në shtëpinë tonë, në stadiumin që e mbanë emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, që ai e dëshironte shumë këtë stadium. Në stërvitjen e parë punuam mirë dhe do të koordinojmë bashkëveprimet tona dhe unë besojë se të gjithë ne duam që të shënojmë rezultate të mira”. /GazetaExpress/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz