Përplasje mes krerëve të AKR-së, Bahtiri nesër pritet të kaloj në Vetëvendosje?
Burime të sigurta të lajmi.net bëjnë të ditur se konfrontimi mes Behgjet Pacollit dhe Agim Bahtiri ka ardhur si pasojë e fushatës zgjedhore dhe rezultatit të zgjedhjeve, ku kryetari i Mitrovicë thotë se është sabotuar nga presidenti i AKR-së dhe njerëzit rreth tij.
“Agim Bahtiri për nesër në ora 17:00 e ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pasi që konsideron se është bojkotuar në fushatë. Atij nuk i është dhënë mundësia të marrë pjesë në asnjë debat televiziv gjatë fushatës, si dhe në nuk i është dhënë mundësia të flas në asnjë tubim të madh, përveç atij në Mitrovicë ku ka qenë nikoqir”, thotë burimi i lajmi.net.
I njëjti burim bënë të ditur se Albin Kurti sot ka qëndruar në Mitrovicë, ku është takuar me Agim Bahtirin dhe nesër pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AKR-së, pritet që nënkryetari i AKR-së dhe njëherësh kryetar i Mitrovicës të kaloj në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndryshe, Agim Bahtiri ka qenë personi më insistues brenda AKR-së që të shkohet në koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, parti me të cilën është në koalicion në Mitrovicë.

Lexo edheBashkëluftëtarët i shkruajnë Veselit e Haradinajt: Vazhdoni bashkë, ose …
Kujtojmë se në fund të marsit VV dhe AKR kishin lidhur koalicion në Mitrovicë, që në zgjedhjet e ardhshme lokale të garojnë me një kandidat të përbashkët për kryetar komune.
Lajmi.net ka tentuar ta kontaktoj Agim Bahtirin, por ai nuk e ka hapur telefonin. /Lajmi.net/














