BallinaShqiptarePërplasen dy makina në Durrës, plagosen dy të moshuar

Përplasen dy makina në Durrës, plagosen dy të moshuar

Të ngjajshme

BE shpreh keqardhje që Serbia nuk i ka ndjekur ende përgjegjësit e sulmit në Banjskë

Bashkimi Evropian i ka thënë të hënën Radios Evropa...

Mbi 600 mijë euro për sigurinë në KEK, nis vlerësimi i rreziqeve për qindra vende pune

Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë një kontratë për...

Të paktën 14 të vdekur nga rrufetë në Bangladesh pas stuhive sezonale

14 persona humbën jetën pasi rrufet goditën disa pjesë...

Një aksident rrugor është shënuar në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin F. K., 54 vjeç, dhe automjeti tjetër me drejtues shtetasin E. N., 35 vjeç.Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë në automjetin që drejtonte 35-vjeçari: shtetasit A. N., 85 vjeç dhe B. N., 76 vjeçe.Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ata janë jashtë rrezikut për jetën.“Rreth orës 12:30, në rrugën “Aleksandër Goga”, automjeti me drejtues shtetasin F. K., 54 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. N., 35 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit A. N., 85 vjeç dhe B. N., 76 vjeçe, pasagjerë në automjetin që drejtonte 35-vjeçari.2 të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit” njofton policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz