back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPërleshje në një lokal në Polac të Skenderajt, Policia ndërhyn dhe e...

Përleshje në një lokal në Polac të Skenderajt, Policia ndërhyn dhe e arreston një 48-vjeçar

Të ngjajshme

Një person është lënduar paraditen e sotme në Polac të Skenderajt, gjatë një përleshje mes disa personave, njoftoi Policia.

Policia tha se e ka arrestuar një person lidhur me rastin dhe se ndaluan përleshjen.

“Me datë 10.08.2025 rreth orës 09:00, Policia në Skenderaj është njoftuar për një përleshje në një lokal në fshatin Polac të Skenderajt. Policia është përgjigjur në këtë rast dhe sipas informatave të para, një njësi e Trafikut Rajonal kishte ndërhyrë në rast dhe kishin ndaluar përleshjen mes palëve. Sipas njoftimeve nga vendi i ngjarjes gjatë përleshjes një person ishte lënduar”, thuhet në njoftim.

Policia tha se personi i lënduar është dërguar në emergjencën e QKMF në Skenderaj për tretman mjekësor e më pas edhe në Spitalin Rajonal në Mitrovicë dhe “sipas mjekut lëndimet janë të natyrës së lehtë”.

“Pas tretmanit mjkësor, personi është intervistuar pasi që kishte qenë edhe i dyshuari në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Një armë e llojit pistoletë dhe një karikator me gjashtë fishekë “janë konfiskuar në vendin e ngjarjes, të cilat i përkisnin personit të dyshuar”, tha Policia.

“Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy (2) gëzhoja dhe një(1) predhë. Njësitë kompetente kanë ekzaminuar vendin e ngjajres, kanë intervistuar dëshmitarët dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojsme hetimore në lidhje me rastin. Është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit I.L., 48 vjeçar, shtetas i Republikes së Kosovës, të inicohet rasti për veprat penale: ,,Armëmbajtje pa leje” dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, e poashtu me vendim të prokurorit atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit