Zjarr në QKMF-në e Gjakovës, flakët përfshijnë një pjesë të depos në bodrum
dp

Lexo edhe19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren

Një zjarr ka shpërthyer rreth orës 02:20 pas mesnatës në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë.
Sipas njoftimit, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Zjarri kishte përfshirë një pjesë të depos në bodrumin e objektit, ndërsa falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, ai është lokalizuar me kohë.
Intervenimi ka parandaluar përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të objektit, duke shmangur kështu dëme të mundshme më të mëdha.

Lexo edhe19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren
Ndërkohë, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me shkaqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.