back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Thirrje për anarki”, Çitaku-Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp,...

“Thirrje për anarki”, Çitaku-Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp, por me veprime konkrete

Të ngjajshme

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila është deklaruar për përbërjen e kontestueshme të Gjykatës Kushtetues.

Haxhiu në një konferencë për media tha se gjyqtari Radomir Llaban, është bashkëpunëtor i BIA-s dhe i kryeterroristit Milan Radoiçiq.

E në lidhje me këtë, Çitaku ka thënë se kryesuesi i seancës e ka shkelur Kushtetutën dhe këtë e kanë konstatuar me unanimitet të gjithë gjyqtarët, dy prej të cilëve ka thënë Çitaku se janë votuar nga VV.

“Çdo përpjekje për të delegjitimuar institucionin, në këtë rast GJK-në, është as më shumë e as më pak se thirrje për anarki. Ku ishit ju, të nderuar, para katër, tre, dy, një viti? Kishit pushtet absolut. Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp, por me veprime konkrete. Të mjerë dhe të rrezikshëm njëkohësisht”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Çitakut:

- Advertisement -

Të Fundit