Përleshje mes të rinjve në Prishtinë, u përdoren edhe armët

Në rrugën “Lekë Dukagjini” në lagjen “Dardania” në Prishtinë, janë përleshur disa persona dhe si pasojë njëri nga ta është dërguar për trajtim në QKUK për shkak të lëndimeve që i mori nga përleshja me thikë. Policia e ka konfirmuar për Gazetën Express se personat e dyshuar kishin edhe armë zjarri.
Si pasojë e përleshjes në mes të disa personave që ndodhi sot rreth orës 11:30 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, një person është dërguar në QKUK pasi ka marrë lëndime nga thika, dhe dy persona janë arrestuar.
“F. B, mashkull , 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edheDeputet belg vizitojnë Kuvendin e Kosovës
Dy automjete janë dëmtuar nga predhat, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti për Gazetën Express.
Lidhur me gjithë këtë ngjarje, me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë hapur rastet, vrasje e rëndë në tentative dhe armëmbajtje pa leje, thuhet në komunikatën për media.














