BallinaLajmePërleshje mes protestuesve dhe policisë

Përleshje mes protestuesve dhe policisë

Të ngjajshme

Motra e raporton të zhdukur vëllanë në Gjilan

Një vajzë ka raportuar në Polici se vëllai i...

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e...

Dy super derbi sot në basketboll

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante...

Policia jep detaje për rastin tragjik të gruas që ra nga Ura e Moglicës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik...

Forcat e Policisë së Kosovës ndërhynë përsëri në Mushtisht, pasi protestuesve iu dha ultimatum 10 minutësh.

Gjatë ndërhyrjes ka edhe të arrestuar, e të lënduar, ndërsa protestuesit e qëlluan policinë me shishe dhe gurë.

Më herët policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për shkak “të pengesës në kryerjen e detyrës zyrtare”, arrestoi një numër protestuesish.

“Të paktën 13 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë protestës së sotme në Mushtisht. Një zyrtar i policisë është lënduar në përpjekje të forcave të rendit për të vendosur situatën nën kontroll”, tha për Radion Evropa e Lirë, Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Serbët lokalë, që janë zhvendosur nga fshati Mushtisht që prej përfundimit të luftës, kanë paralajmëruar kthimin në fshat, më 28 gusht, me qëllim të pjesëmarrjes në një festë lokale ortodokse dhe kanë kërkuar njëkohësisht edhe krijimin e kushteve për kthim të qëndrueshëm në, sic thonë, “shtëpitë e tyre”.

Disa ditë para kremtimit të fetsës në hyrje të fshatit u vendos një pankartë, të autorëve tash për tash anonim, me përshkrimin “Kjo është çka kanë lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal“.

Pankarta e vendosur tregonte fotografitë e shtëpive të djegura të fshatit gjatë luftës në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz