Përleshje mes disa personave në Podujevë- një i plagosur dhe një i lënduar me sëpatë
dp

Lexo edheTë shtëna me armë në një aheng në Gjilan, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Njëri prej tyre është lënduar nga sëpata, ndërsa tjetri është plagosur me armë.
Ata janë dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë është larguar.
“VRASJE NË TENTATIVË, ARMËMBAJTJE PA LEJE & Pjesëmarrje në rrahje- Dumnicë e Poshtme, Podujevë / 02.08.2025-20:44. Janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit për motive të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti, dhe dyshohet se gjatë përleshjes ka pasë edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime nga një mjet i fortë-sëpatë, ndërsa i dyshuari tjetër është plagosur me armë zjarri. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë zjarri është arratisur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar: dy vetura-njëra e dëmtuar, një sëpatë, dy sprej një shkop metali dhe tre zinxhirë dore. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”

Lexo edheTë shtëna me armë në një aheng në Gjilan, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt