Në Malishevë janë përkujtuar 15 maturantë, të cilët vdiqën aksidentalisht duke u kthyer nga ekskursioni në Shqipëri, njofton Klan Kosova.
Të pranishmit u përkulen para atyre që humbën jetën tragjikisht 12 vjet më parë.
Dhimbja e familjarëve është ende e freskët.
Liman Zabeli, biri i të cilit ishte në mesin e viktimave, ka një lutje.
“Inshalla nuk përjetojmë këso ngjarjesh më kurrë e nuk përsëriten për askënd”.
Dikush që ishte me maturantët në ditën e tragjedisë, me lot në sy thotë se kurrë në jetë nuk do ta harrojë atë ditë.