Përfundon takimi, Kurti: Kur të kemi rezultate, do të ketë lajme
dp

Lexo edheLarg syrit të publikut, Kurti me Abdixhikun raportohet se po zhvillojnë takim në Kuvend, pjesëmarrëse edhe Osmani

Bisedimet nisën rreth orës 20:00, ndërsa pjesë e takimit ishte edhe presidentja Vjosa Osmani.
Pas përfundimit të takimit, Kurti u prononcua shkurt para mediave, pa dhënë detaje rreth asaj se çfarë është diskutuar.
“Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme edhe për ju”, deklaroi Kurti.
Takimi i sontëm pason atë të zhvilluar të mërkurën ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut, në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një dakordim politik për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Lexo edheLarg syrit të publikut, Kurti me Abdixhikun raportohet se po zhvillojnë takim në Kuvend, pjesëmarrëse edhe Osmani
Në takimin e kaluar, të dy liderët kishin bërë të ditur se diskutimet kishin kaluar në një fazë më konkrete, duke deklaruar se kishin shqyrtuar edhe emra konkretë për postin e presidentit.
Megjithatë, ata kishin shmangur publikimin e emrave, duke u thirrur në ndjeshmërinë e procesit dhe nevojën që bisedimet të vazhdonin në mënyrë të kujdesshme./lajmi.net/