Larg syrit të publikut, Kurti me Abdixhikun raportohet se po zhvillojnë takim në Kuvend, pjesëmarrëse edhe Osmani
dp

Lexo edheSa mund të dënohet Fatmir Sheholli nëse shpallet fajtor?

Reporteri merr vesh se Kurti e Abdixhiku janë aktualisht në një takim që ka nisur rreth orës 20:00. Në takimin që po zhvillohet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, Reporteri.net merr vesh se prezente është edhe ish-presidentja, tashmë deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.
Ky takim vjen pas atij të së mërkurës, kur Kurti, kryeministër në detyrë, dhe Abdixhiku, u takuan në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që do t’i jepte fund krizës pothuajse dyvjeçare institucionale.
Që të dy deklaruan se për herë të parë kanë biseduar për “emra konkretë” për presidentin e ardhshëm të Kosovës, por nuk pranuan t’i bëjë të ditur ata për shkak të “ndjeshmërisë” së bisedimeve.

Lexo edheSa mund të dënohet Fatmir Sheholli nëse shpallet fajtor?