Përfundon numërimi në Malishevë: Ja sa përqind të votave ka marrë Fatmir Limaj
BILLI

Lexo edheNumërimi i votave në Prishtinë po shkon drejt fundit, kjo parti po prin

Koalicioni NISMA-AKR-AD kanë fituar në Malishevë – mirëpo jo me rezultat bindës, sikurse në zgjedhjet e tjera.
Nisma e Fatmir Limajt ka fituar 34.93% të votave dhe prin në këtë Komunë, por në krahasim me zgjedhjet e kaluara vërehet një diferencë më e vogël me partitë përcjellëse, raporton GazetaBlic.
E dyta në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ’ja për Malishevë del të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 23.49 për qind, kurse e treta është LDK’ja me 19.69 për qind.
Në vendin e katërt renditet Lëvizja Vetëvendosje me 12.91 për qind.
Koalicioni AAK – PSD ka marrë 7.01 për qind të votave në Malishevë.

Lexo edheNumërimi i votave në Prishtinë po shkon drejt fundit, kjo parti po prin