Ka përfunduar meçi mes Haxhi Krasniqit dhe Stanislav Kashtanov.
Robin Krasniqi ka fituar këtë meç dhe ka fituar titullin më të lashtë të Evropës EBU dhe duke hapur rrugën për t’u ndeshur për kampion bote.
Krasniqi ka shpërthyer në raundin e 10’të të meçit, duke i dhënë goditje të shumta Stanislavit, shkruan GazetaBlic
Raundi i 10’të ishte edhe raundi më i mirë i këtij dueli, pasi të dy boksierët shpërthyen duke i ngritur në këmbë tifozët.
Haxhi Krasniqi ishte shumë më aktiv dhe agresiv që nga minuta e parë, ku edhe goditi disa herë kundërshtarin e tij.
Në raundet e para Krasniqi goditi disa herë Kashtanovin duke i shkaktuar edhe të qara në fytyrë. Raundet e tjera Krasniqi i kaloi me goditje taktike dhe mbrojtje mjaft solide, duke mos e lejuar kundërshtarit mundësi ta godasë.
Ku duel ishte i vleshëm për titullin evropian, EBU në kategorinë super të mesme.
Haxhi Krasniqi e ka fituar titullin evropian EBU, që i mundëson atij të rikthehet në grupin e ngushtë të pretendentëve për titull bote.
Krasniqi u ngjit në ring me këngën “Kuq e Zi” dhe vlen të ceket se Haxhija pati përkrahje të madhe nga shqiptarët në Wee Arena.

