back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmePërfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, tregojnë se për çfarë u bisedua

Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, tregojnë se për çfarë u bisedua

Të ngjajshme

Sulmohet nga qentë endacakë një vajzë nga Prishtina

Një ngjarje shqetësuese është shënuar sot në Prishtinë, ku...

Trajneri i Liverpoolit: Qëkur erdha këtu, kemi arritur ta blejmë vetëm një yll

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka bërë bilancin...

Befasi: Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës

Në një ndeshje të Kupës së Kosovës, Llapi ka...

I dashuri i Kimit merr vendimin e madh

Lewis Hamilton, kampioni i botës shtatë herë në Formula...

Bisedë me artisten Betül Aksu

“Lumbardhi” organizon bisedë me artisten Betül Aksu në Doğru...

Pak minuta pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së vjetër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa ka dhënë detaje nga ky takim, shkruan Gazeta Blic.

Mustafa tha se në këtë takim është biseduar vetëm për përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme si dhe shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht.

“Sot nga ora 13:00 kryetari i partisë z. Mustafa pati takim konsultativ me kryesinë e partisë. Janë diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme që do të vijnë. Nesër nga ora 16:30 do të mbajmë edhe takimin e Këshillit të Përgjithshëm për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme që do të vijnë në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit. Kjo ishte tema e vetme që sot u bisedua”, tha ai.

I pyetur nëse u diskutua edhe për emrin e bartësit të listës apo kandidatit për kryeministër nga LDK, ai tha se këto janë vetëm raportime të mediave dhe se nuk ka pasur ndonjë diskutim lidhur me këtë.

“Në medie është raportuar një gjë e tillë por nuk është e vërtëtë. Diskutuam vetëm për zgjedhjet dhe jo për mandatarin apo për bartësin e listës”, përfundoi Mustafa./Gazeta Blic

Të Fundit

Sport

ShowBiz