Përfundon Kuvendi i Punës i FFK-së, ndahet pagë për familjen e Fadil Vokrrit
BILLI
Lexo edheFFK-ja shpenzoi 2,2 milionë euro në paga, 21 mijë euro në komunikim e mbi 8 mijë për garderobë
Ka përfunduar Kuvendi i Punës së Federatës së Futbollit të Kosovës.
Aty janë miratuar raportet për aktivitetet dhe të arriturat, raporti financiar dhe ai i garave.
Është vendosur po ashtu që të ndahet një pagë për familjen e legjendës Fadil Vokrri, që vdiq vitin e shkuar.
Edhe pse ishte paralajmëruar se mund të ketë mocion për shkarkim të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Lexo edheFFK-ja shpenzoi 2,2 milionë euro në paga, 21 mijë euro në komunikim e mbi 8 mijë për garderobë
Vetë Ademi ka thënë se është i lumtur që gjithçka shkoi mirë.
“Përkundër zhurmave jam i lumtur që gjithçka ka shkuar shumë mirë. Faleminderit të gjithë delegatët për përkrahjen. Do të vazhdojmë me punën tonë me krenari. Puna që është bërë deri më tani u vlerësua nga të gjithë”, ka thënë ai.