back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaRegjionaleDrenasPërfundon asfaltimi i rrugëve në disa fshatra të Drenasit

Përfundon asfaltimi i rrugëve në disa fshatra të Drenasit

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, qëlloi me armë me gaz pas një përleshjeje

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet...

Aksident trafiku në Dollc, shkaktohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc...

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Komuna e Drenasit po vazhdon të realizoj projektet e planifikuara dhe që janë në shërbim të mirë të qytetarëve të saj, duke treguar kështu, përkushtimin dhe seriozitetin në përmbushjen e të gjitha projekteve të premtuara.

Në kuadër të mbi 80 projekteve të planifikuara, edhe sot ka përfunduar asfaltimi i disa rrugëve në fshatrat Llapushnik, Poterk e Vukovc, përkatësisht, lagjja Çupi, Thaqi, Sopi e Gashi.

Vlera e investimit në këto rrugë kap shifrën prej 130,000 €, ndërsa, gjatësia e rrugëve të shtruara me asfalt është mbi 2.3 kilometra.

Ndryshe, Drejtorati për Infrastrukturë Lokale ka arritur që të përfundoj me sukses projektet e investimeve kapitale për këtë vit, ku tanimë është në fazën përfundimtare të realizimit të tyre.

Kështu kanë përfunduar asfaltimet e rrugëve në lagjet e fshatrave; Korroticë e Epërme, Zabel i Ulët, Poklek i Ri dhe i vjetër, Sankoc, Fushticë e Ulët dhe e Epërme, ku gjatësia e këtyre rrugëve ne lagjet e fshatrave të lartpërmendura është mbi 2 kilometra.

Në disa lagje të këtyre fshatrave është bërë edhe rregullimi i rrugëve me zhavor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz