back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmePërfaqësuesja e “Liria ka Emër” pritet nga Mehmet Ballazhi – merr mbështetje...

Përfaqësuesja e “Liria ka Emër” pritet nga Mehmet Ballazhi – merr mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Të ngjajshme

Çfarë ha mbreti Charles gjatë ditës

Shprehja “të hash si mbret” shpesh sjell ndër mend...

Intervistohen 14 persona në Gjilan mbi dyshimet për manipulim votash

Hetimet për manipulimin e votave po vazhdojnë në mbarë...

Osmani pret delegacionin arab në Kosovë, kjo është arsyeja e vizitës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

“Krejt ke rrejt, ty s’të do as daja”, vazhdon debati mes Labit dhe Elijonës

Rrëfimi i Elijonës brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”,...

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha ka vizituar sot Komunën e Hanit të Elezit, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi, i cili shprehu përkrahje për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Gjatë takimit, Hoxha prezantoi aktivitetet dhe angazhimin në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar për Marsh, si dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e ofruar nga Komuna e Hanit të Elezit.

 “Mbështetja që po marrim nga komunat dhe kryetarët e tyre dëshmon se kjo kauzë i tejkalon dallimet dhe buron nga vetë ndërgjegjja qytetare”, theksoi Hoxha.

Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi tha se përkrahja e këtij Marshi dhe pjesëmarrja në të është obligim i secilit.

“Kjo është një thirrje që meriton mbështetje të gjerë qytetare. U kam bërë dhe u bëj thirrje qytetarëve të Hanit të Elezit dhe të gjithë Kosovës që më 17 shkurt të bashkohen në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët”, deklaroi Ballazhi.

Kjo nismë e platformës “Liria ka Emër” deri më tani ka marrë përkrahje nga të gjitha kategoritë e shoqërisë dhe pritet të intensifikohet deri më 17 shkurt.

Të Fundit

Sport

ShowBiz