back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmePërfaqësuesit e komunitetit Egjiptian të Kosovës takuan delegacionin nga Egjipti

Përfaqësuesit e komunitetit Egjiptian të Kosovës takuan delegacionin nga Egjipti

Të ngjajshme

Betohet kryetari i Leposaviqit nën flamurin dhe simbolet e Kosovës

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal...

Millan Radojeviq betohet si Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut

Në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së...

Me rastin e vizitës së delegacionit nga shteti i Egjiptit i përbërë  nga ambasadori z. Mohamed El-Orabi- aktulisht deputet i parlamentit të Egjiptit dhe ish-Ministër i Jashtëm i Egjiptit si dhe z.Ahmed El-Moslemany- ish Këshilltar i Presidentit Adly Mensur në dy ditë të ndara unë si përfaqësues i komunitetit Egjiptian të Kosovës bashk me një grup nga Partia Liberale Egjiptiane kemi pas nderin dhe kënaqësin të takohemi me delegacionin në fjalë .

Me këtë rast ne faleminderuam delegacionin për njohjën e Kosovës si shtet i pavarur si dhe kërkuam intensifikimin e raporteve dhe krijimin e marrdhënjeve zyrtare në mes të shtetit të Egjiptit dhe popullit ballkanik me origjinë enike nga Egjipti.  Kjo për faktin e heqjes së të gjitha dilemave rreth të kaluarës tonë të largët si dhe për mundësinë e ruajtjes dhe zhillimit të gjërave të përbashkëta. Po ashtu kishim rastin në mes tjerash të diskutojmë për shumë qështje me rendësi të veqant sic ishin zhvillimi i mundësive të bashkpunimit si në fushën ekonomike , kulturore po ashtu edhe në fusha të tjera me interes të veqant ku kërkuam edhe mbështetjen e tyre me rasin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Nga delegacioni i Egjiptit ne morëm përkrahjen e plotë të fillimit të krijimit të bashkpunimit dhe nga ata morëm ftesë për të vizituar shtetin e Egjiptit dhe institucionet e saj në mënyrë që dy vendet tona të krijojn akoma më tepër raporte të mira bashkpunimit. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz