back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPërdoruesit e Binance në Evropë tani mund ta konvertojnë lehtësisht kripton dhe...

Përdoruesit e Binance në Evropë tani mund ta konvertojnë lehtësisht kripton dhe tërheqin mjetet në kartën e tyre Mastercard

Të ngjajshme

Po kërkoni një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë për ta kthyer kripton tuaj në para gati për t’u shpenzuar?

Qoftë për të mbuluar shpenzimet e përditshme apo thjesht për të pasur qasje të shpejtë në fitimet nga kripto, Binance tani e bën më të lehtë konvertimin e kriptos në fiat – drejtpërdrejt në kartën tuaj.

Në vitin 2025, shërbimet “sell-to-card” dhe “withdraw-to-card” të Binance thjeshtojnë procesin e daljeve nga kripto për përdoruesit në të gjithë Hapësirën Ekonomike Evropiane dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Këto funksione të fuqishme, të mundësuara nga Mastercard Move, sjellin një përvojë të re më të shpejtë dhe më të sigurt për përdoruesit. Përdoruesit tani mund të zgjedhin ose të shesin kriptovalutat e tyre dhe t’i konvertojnë ato në fiat, ose të tërheqin bilancin ekzistues fiat në kartën e tyre Mastercard.

Procesi bëhet më i thjeshtë sepse nuk ka nevojë për kalim nga një platformë në tjetrën, procedura të komplikuara apo vonesa të panevojshme. Fondet mbërrijnë pothuajse në kohë reale, mjafton të zgjidhet kriptovaluta, të vendoset shuma dhe paratë janë gati për t’u përdorur. Për ata që duan të shesin direkt kripto, funksioni “sell to card” është ideal dhe kryhet me vetëm një klikim. Ndërsa për ata që tashmë kanë fonde fiat në llogarinë e tyre Binance, funksioni “withdraw to card” është zgjidhja më e përshtatshme për t’i kaluar menjëherë në kartën debitore ose krediti.

Procesi është i thjeshtë dhe i disponueshëm si në faqen e Binance ashtu edhe në aplikacion. Përdoruesit vetëm duhet të zgjedhin opsionin e shitjes apo tërheqjes, të përzgjedhin kartën si metodë pagese dhe të ndjekin udhëzimet në ekran.

Me këto veçori të reja, Binance po i sjell përdoruesit më afër një përdorimi praktik të kriptos në jetën e përditshme, duke e bërë më të shpejtë, më intuitiv dhe më të lehtë shndërrimin e fitimeve digjitale në mjete reale për shpenzime.

Thomas Gregory, nënkryetar i Binance për shërbimet fiat, theksoi se aftësia e platformës për të inovuar vjen nga fokusi i saj tek përdoruesit – një komunitet që tashmë numëron gati 300 milionë njerëz në mbarë botën.

Ai shtoi se këto funksione të reja “e thjeshtojnë dhe përmirësojnë përvojën e përdoruesit”, duke e pozicionuar Binance si lider në përdorimin real të kriptos. Partneriteti me Mastercard konsiderohet vendimtar për zgjerimin e kësaj vizioni, ndërsa Gregory nënvizoi synimin e Binance për të ndërtuar bashkëpunime me liderë globalë në fushën e pagesave digjitale për të mundësuar një përdorim edhe më të gjerë të kriptos.

Edhe nga ana e Mastercard ky bashkëpunim u përshkrua si një hap drejt “zhbllokimit të potencialit të vërtetë të aseteve kripto për përdorim të përditshëm”.

Scott Abrahams, zëvendëspresident ekzekutiv për partneritete globale, tha se kjo veçori e re është krijuar për t’u ofruar përdoruesve të Binance një përvojë tërheqjeje më të thjeshtë dhe të qasshme.

Së bashku, Binance dhe Mastercard po lidhin kripton me financat tradicionale në mënyra që kanë rëndësi reale për jetën e përditshme të njerëzve. Koha e procesimit të transaksioneve të aprovuara do të varet nga institucioni financiar i pranuesit, ndërsa përdoruesit duhet të kenë parasysh se çmimet e aseteve digjitale janë të paqëndrueshme dhe mund të ndryshojnë shpejt. Vlera e investimit mund të rritet apo të bjerë, dhe ekziston mundësia që të mos rikthehet shuma e investuar.

Binance nënvizon se përdoruesit janë plotësisht përgjegjës për vendimet e tyre investuese dhe kjo nuk përbën këshillim financiar. Për më shumë informacion, rekomandohet të konsultohen Kushtet e Përdorimit dhe Paralajmërimi mbi Rrezikun.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz