HomeLajmePërdorte identitet shqiptar, arrestohet trafikanti i drogës – në kërkim nga Interpoli

Përdorte identitet shqiptar, arrestohet trafikanti i drogës – në kërkim nga Interpoli

Të ngjajshme

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë...

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Kroaci–Serbi

Shumë mërgimtarë janë bllokuar në pikën kufitare Kroaci–Serbi, pasi...

Ntominik Gioel, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, u arrestua më 9 janar 2026 në qytetin Santa Marta të Kolumbisë, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës.

Sipas autoriteteve Spanjolle, Gioel ishte një nga koordinatorët kryesorë të dërgesave të drogës drejt vendeve evropiane, kryesisht në Spanjë.

Hetimet zbuluan se ai përdorte disa identitete të rreme, përfshirë dokumente shqiptare, greke, spanjolle dhe belge, si edhe dokumente të siguruara në mënyrë të parregullt për qëndrimin në Kolumbi.

Në sistemet e kontrollit të emigracionit dhe policisë, ai figuron si shtetas shqiptar me emrin Xhuti Zuluaga Arsen.

Mediat e huaja raportojnë se Gioel dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe për përfshirje në një organizatë kriminale që vepronte në disa shtete.

Arrestimi i tij u bë i mundur pas gjashtë muajsh hetime intensive dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, të udhëhequra nga Byroja Qendrore Kombëtare e Interpol-it, të cilat çuan në lokalizimin dhe ndalimin e tij në territorin kolumbian./TCH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz