BallinaLajmeNgrica dhe acar: Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Ngrica dhe acar: Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Të ngjajshme

ATK: Rritet deklarimi i të ardhurave nga qiraja, miliona euro në buxhet

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur...

Formacionet zyrtare: Atletico Madrid – Arsenal

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes, Atletico Madrid vs...

Kaia me mbiemër të dyfishtë pas ndryshimeve familjare

Teuta Krasniqi ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale,...

Nesër në Kosovë pritet ditë e akullt, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale kryesisht të pakta. Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu, ndërsa rrallë në disa zona ende mund të ketë fjolla bore. Temperaturat pritet të lëvizin nga -12 minimalja deri në -2 ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna sjellë mot mjaft të ftohtë por pa reshje atmosferike. Pritet kthjellim i motit në gati të gjitha viset, pra priten periudha të gjata me diell, por mbetet mjaft ftohtë.

Vranësirat që pritet të vinë nga veriperëndimi i Kontinentit do të zbusin acarin mëngjesin e së Martës, megjithatë nata do të jetë mjaft e ftohtë me zbutje graduale të acarit. Këto vranësira nuk do të sjellin reshje, por në disa zona të izoluara mund të ketë reshje të dobëta.

Nga e marta normalizim i motit dhe i temperaturave. Acari do të zbutet dhe do të jetë i lehtë. Ditët stabile, me vranësira e intervale me diell. Reshjet do jenë të pakta, ndërsa në disa lugina mund vjen deri te krijimi i mjegullës./MeteoBallkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz