BallinaSport“Goditje” për Mudryk, FA e dënon me katër vjet… çështja kalon në...

“Goditje” për Mudryk, FA e dënon me katër vjet… çështja kalon në CAS

Të ngjajshme

Mykhailo Mudryk është dënuar me katër vite pezullim nga FA për shkelje të rregullave anti-doping, duke marrë kështu dënimin maksimal të parashikuar nga rregullorja.

Sipas mediave të huaja, futbollisti ukrainas ka ndërmarrë menjëherë hapa ligjorë duke e apeluar vendimin në CAS, shkruan Indeksonline

Dokumentacioni i apelit është dorëzuar më 25 shkurt 2026, ndërsa procesi aktualisht ndodhet në fazën e shkëmbimit të parashtresave me shkrim mes palëve.

Në një reagim zyrtar, CAS ka konfirmuar se çështja është në shqyrtim dhe se seanca dëgjimore ende nuk është caktuar. Ndërkohë, Chelsea ka refuzuar të komentojë mbi zhvillimet më të fundit.

Ky zhvillim përbën një goditje të rëndë për karrierën e Mudryk, i cili rrezikon të mbetet jashtë futbollit për një periudhë të gjatë, nëse vendimi i FA-së mbetet në fuqi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz