Një nga kufizimet e WhatsApp është se ju mund ta përdorni atë vetëm në telefon. Nëse nuk e keni telefonin me vete, ju nuk mund ta përdorni WhatsApp-in. Ky problem nuk do të jetë më, pasi WhatsApp ka krijuar një version të aplikacionit për ueb, që ju lejon të përdorni WhatsApp-in brenda një shfletuesi desktop. Më poshtë do të listojmë disa instruksione se si të përdorni versionin ueb të WhatsApp-it.
- Shkarkoni aplikacionin Bluestacks App Player në kompjuter.
- Instalojeni atë në kompjuter. Gjatë instalimit, Bluestacks do t’ju pyesë për qasjen në App Store dhe njoftimet e aplikacioneve. Ju mund të zgjidhni mos t’i përdorni këto veçori.
- Prisni derisa të mbarojë instalimi (do t’ju marrë disa minuta). Në fund të instalimit, Bluestacks do të hapet në të gjithë ekranin. Klikoni tek ikona në anën e djathtë për ta shfaqur atë në formën e dritares. Kjo i bën më të lehtë ndjekjen e hapave të tjera.
- Lëreni Bluestacks App Player të operojë dhe shkoni tek shfletuesi. Shkarkoni skedarin apk të WhatsApp-it.
- Klikoni dy herë tek skedari WhatsApp.apk që ruajtët në kompjuter. Aplikacioni do të instalohet automatikisht tek Bluestacks App Player.
- Vendosni numrin e telefonit dhe klikoni Verifiko.
- Prisni për 5 minuta, pasi WhatsApp do të verifikojë numrin tuaj
- Pas 5 minutash, WhatsApp do t’ju ofrojë një opsion për verifikimin me zë. Klikoni “Call me”.
- Ju do të merrni një telefonatë. Përgjigjuni dhe dëgjoni kodin e verifikimit.
- Vendosni kodin në WhatsApp dhe kështu mund ta përdorni aplikacionin e mesazheve nga kompjuteri.
- Ju duhet të regjistroni edhe njëherë kontaktet tuaja në aplikacion. Ju mund të shtoni kontakte duke klikuar tek ikona e “Contacts”. Këto kontakte do të ruhen vetëm në këtë aplikacion për ueb dhe nuk do të shfaqen tek pajisjet e tjera. Ju mund të dërgoni pastaj mesazhe tek këto kontakte.
- As grupet që bëni pjesë nuk do të shfaqen në kompjuter. Ju duhet t’i kërkoni administratorit të grupit që t’ju shtojë edhe njëherë në grup. /krokodili.al/