Përditësimi i fundit: Pritje deri në 60 minuta në këtë pikë kufitare
dp

Lexo edheKatër punëtorë të KEK-ut humbën jetën këtë vit, Sindikata: Duam veprime para tragjedisë së radhës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku janë raportuar pritje dhe kolona në disa prej tyre.
Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Muçibabë, ku qytetarët që dalin nga Kosova po presin rreth 60 minuta, ndërsa kolona arrin deri në 800 metra.
Në Dheu i Bardhë pritjet për automjete janë rreth 30 minuta, me kolonë prej 200 metrash në hyrje dhe 300 metrash në dalje, raporton IndeksOnline.

Lexo edheKatër punëtorë të KEK-ut humbën jetën këtë vit, Sindikata: Duam veprime para tragjedisë së radhës
Ndërkohë në Merdarë pritjet në dalje janë 10–15 minuta, ndërsa në shumicën e pikave të tjera kufitare pritjet janë nga disa minuta dhe pa kolona të theksuara.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:12, në pikat tjera kufitare nuk raportohet fluks i madh për automjetet në hyrje të Kosovës. /IndeksOnline/
