back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmePër tre muaj Kosovës iu shtuan 213 kompani ndërtimi

Për tre muaj Kosovës iu shtuan 213 kompani ndërtimi

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Në tremujorin e parë të vitit 2020 (TM1) gjithsej janë regjistruar 2311 ndërmarrje të reja në Kosovë. 213 të këtyre ndërmarrjeve janë nga sektori i ndërtimtarisë apo 9,2 për qind

Krahas regjistrimit të ndërmarrjeve të reja, sipas ASK-së, në ndërtimtari janë shuar 42 ndërmarrje gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Në tërësi në tremujorin e parë të 2020-s krahasuar me tremujorin paraprak ( TM4 2019) kemi ulje për 9.94 % të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2019) ka zbritje për 3.86% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 590 (25.5%), Prodhim me 363 (15.7%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 270 (11.7%), Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 225 (9.7%), Ndërtimtari me 213 (9.2%), etj.

Sipas të dhënave të ASK-së, nga 213 ndërmarrje të reja në ndërtimtari, 60 janë regjistruar si biznese induviduale, ndërsa 153 biznese jo-individuale. Ndërkaq, më së shumti nga këto ndërmarrje janë në Prishtinë – 36 janë, 15 në Gjilan dhe nga 11 në Fushë Kosovë, Pejë e Prizren. Kurse, ndërmarrje të shuara më së shumti janë në Mitrovicë – 6, Prishtinë e Skenderaj nga 4 dhe në Prizren, Ferizaj dhe Zubin Potok nga 3 ndërmarrje të shuara në ndërtimtari.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në sektorë të ndryshëm, në nivel të komunave ashtu si në çdo tremujorë mbizotëron komuna e Prishtinës me 741 ndërmarrje të regjistruara (32.1%), Ferizaj me 178 (7.7%), Prizreni me 162 (7.0%), Gjilani me 139 (6.0%), Peja me 133 (5.8%), dhe Fushë Kosova 101 (4.4%), ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor. /ndertimi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz