BallinaLajmePër liberalizim të vizave, Thaçi nesër udhëton për Bruksel

Për liberalizim të vizave, Thaçi nesër udhëton për Bruksel

Të ngjajshme

Ballkani i thotë lamtumirë titullit, Llapi fiton në Suharekë

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore 0:1 ndaj Ballkanit...

Man Utd e dyfishon epërsinë ndaj Liverpoolit, shënon Sesko

Manchester United e ka dyfishuar epërsinë ndaj Liverpoolit. Ishte Benjamin...

Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku mes dy veturash në Klinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Klinë. Në rrugën...

Sesko i shënon Liverpoolit, “Djajtë e Kuq” me dy gola në epërsi

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e dytë...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër udhëton për në Bruksel, ku do të pritet nga përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian.

Presidenti Thaçi do të pritet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin do të bisedojë për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës.

Më pas, presidenti Thaçi do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, nga i cili do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes së Parlamentit Evropian për Kosovën.

Ndërsa, të enjten, presidenti Thaçi do zhvillojë një takim edhe me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Edhe në këtë takim do të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, presidenti Thaçi do të kërkojë nga Bashkimi Evropian jetësimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz