back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmePër dhunimin seksual 9-vjeçari K.Veseli në marsin e këtij viti e kishte...

Për dhunimin seksual 9-vjeçari K.Veseli në marsin e këtij viti e kishte njoftuar edhe një psikologe

Të ngjajshme

City frikshëm ndaj Fulhamit, shënon edhe golin e tretë

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e tretë...

Lladrovci: Një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar...

Spektakël në ndeshje, “show” në penallti/ Ballkani e eliminon Prishtinën nga Kupa e Kosovës

Skuadra e Ballkanit është kualifikuar në fazën çerekfinale të...

Për më shumë se gjashtë muaj, K.Veseli po torturohej fizikisht e psiqikisht nga fqinji i tij, Sefedini. Përgjatë kësaj periudhe ai ishte dhunuar seksualisht dy herë.

Por, rasti i dhunimit të parë i bërë gjatë vitit 2018 ndaj 9-vjeçarit nga i dyshuari Sefedin Osmani nuk kishte qenë i vetmi. Ai ishte dhunuar edhe një herë tjetër nga Sefedini. Këtë herë pas disa muajve, pra gjatë vitit 2019.

E edhe gjatë kësaj radhe, nëna e tij, Makfirja bashkë me të birin ishin ankuar pranë institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar ndihmë. 

Në shkurtin e vitit 2019, K.Veseli bashkë me të ëmën, Makfiren kishin folur me menaxherin e Qendrës Sociale në Fushë Kosovë, Bahri Bislimin, të cilit ia kishin treguar hallin e tyre.

Gazeta Express, sot gjatë gjithë ditës ka qëndruar në këtë qendër ku ka biseduar me menaxherët rreth trajtimit të këtij rasti.

Personi nga Qendra Sociale, Bahri Bislimi,  që është  marrë me familjen e të ndjerit K.Veselit, ka deklaruar se informatën për abuzimin seksual që 9-vjeçari po e përjetonte e kishin marrë gjatë vitit 2018.

“Më datë 31.01.2018, ne jemi njoftuar nga policia se dyshohet që një person e ka keqtrajtua fëmiun. Ne kemi shku me polici e kemi vizituar atë (K.Veselin). Ai ka hezituar që të tregojë mbi rastin”, ka sqaruar menaxheri i rastit.

Por, K.Veseli, në atë kohë nuk e kishte pranuar para punonjësve të Qendrës se ishte dhunuar. Pas 3 muajve, ai i ishte rrëfyer psikologes së Qendrës duke ia shpjeguar të gjithë rastin.

“Më datë 13.03.2019, ne e kemi ftu psikologun këtu në Qendrën për Punë. Fëmija nuk ka dashur që të ndahet nga nëna, por gjatë seancës psikologjike, ai ka pranuar se është keqtrajtuar seksualisht nga personi i dyshuar”, ka deklaruar Bislimi nga Qendra për Punë Sociale.

Hetuesia mjaftohet me një kallëzim penal, i dyshuari gjendej në liri

Por me gjithë këto raportime të nënës së viktimës por edhe vet tashmë të ndjerit, Prokuroria  e shtetit, rastin e kishte lënë në procedurë të rregullt. Kapjen e të dyshuarit për këtë rast e kishte bërë pas disa muajve, anise ai lirshëm po shetitej rrugëve të Fushë Kosovës. Pra, Sefedi u arrestua mbëmë (16 korrik), pas më shumë se gjashtë muajve nga raportimi i rastit.

Përgjatë janarit e deri në korrik kur edhe viktima vdiq, institucionet nuk janë marrë me sigurinë dhe mirëqenien e tij./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz