back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmePër ata që nuk kanë mundësi të shkojnë në pushime, Mitrovica bëhet...

Për ata që nuk kanë mundësi të shkojnë në pushime, Mitrovica bëhet me dy plazhe (FOTO)

Të ngjajshme

Mbi dy dekada në ekran, Luana Vjollca flet për revistën prestigjioze “L’Officiel”

Luana Vjollca ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën...

Klodi e përmendi në shtëpi, Sasa ka dy fjalë për të

Banori i “BBVK” Klodi është përmalluar nga disa ish-banorët. Ai...

Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u shqiptuan mbi 5 mijë gjoba

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën...

“Big” Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër, bashkë me të edhe Saipi

“Sofascore” ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës...

Liqeni artificial në Suhadoll të Mitrovicës, përgjatë të cilit janë ndërtuar dy plazhe për ata që duan t’i kalojnë pushimet në Mitrovicë, është jetësuar. Në ditët e para vërehen pushues të shumtë jo vetëm nga Mitrovica, por edhe nga diaspora. Projekti 4.5-milionësh është duke u realizuar, ndërsa deri më tani janë investuar 3 milionë euro.

Qytetarët e komunës së Mitrovicës dhe të komunave të rajonit, por edhe ata të Kosovës, të cilët kanë buxhet familjar të vogël, që nga kjo verë mund t’i kryejnë pushimet verore në liqenin akumulues të Mitrovicës pa pasur nevojë që të shkojnë në bregdet.

Është parashikuar që përveç ujit, pushuesit mitrovicas ta kenë mundësinë t’i shijojnë edhe plazhet, pushimoret, shëtitoret, madje edhe restorantet dhe kafenetë, të cilat tashmë kanë filluar të ndërtohen.

Kjo pasi është jetësuar projekti për liqenin artificial të Mitrovicës, për të cilin investohen 4.5 milionë euro, shkruan “Zëri”.

Liqeni artificial në Suhadoll të Mitrovicës, përgjatë të cilit janë ndërtuar dy plazhe për ata që duan t’i kalojnë pushimet në Mitrovicë, ka tërhequr interesimin e kosovarëve, fillimisht të qytetarëve të Mitrovicës, si dhe të vegimtarëve, të cilët kanë mbushur dy plazhet që kanë përfunduar deri më tani.

Projekti 4.5-milionësh është duke u realizuar, ndërsa deri më tani janë investuar 3 milionë euro.

Kur do të përfundojë i gjithë projekti, me një infrastrukturë të rregulluar mirë, do të ofrojë pamje jashtëzakonisht të bukur, ndërsa njëkohësisht do të jetë pikë turistike që do të tërheqë numër të madh të vizitorëve.

Pushuesit kosovarë nga vera e sivjetme mund t’i shijojnë plazhet, pushimoret, shëtitoret, madje edhe restorantet e kafenetë, ndërkohë që do të riaktualizohet edhe sporti i lundrimit, i cili dikur ishte një prej sporteve kryesore në qytetin buzë Ibrit.

Projekti është duke u realizuar dhe ai pritet të përfundojë së shpejti, ndërkohë që tani për tani janë dy plazhe, të cilat do t’i shfrytëzojnë pushuesit./Zëri/

Të Fundit

Sport

ShowBiz