back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeNitaj: Do të flasim me Listën Serbe sepse do të jetë pjesë...

Nitaj: Do të flasim me Listën Serbe sepse do të jetë pjesë e qeverisë

Të ngjajshme

Qorrolli: Vendimi i Kushtetueses është precedent i rrezikshëm në Kosovë

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka reaguar...

Sulmet ruse vrasin civilë ukrainas para takimit të rëndësishëm në Uashington

Sulmet ruse me dronë goditën një ndërtesë banimi në...

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, së shpejti do ta ftojë për bisedime rreh formimit të qeverisë edhe Listën Serbe. Zyrtarë të AAK-së, megjithatë, nuk përgjigjen rreth kushteve që ka ky subjekt për t’u bërë pjesë e qeverisë.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se Haradinaj do ta takojë edhe Listën Serbe, e cila do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Ky i fundit sqaroi se lideri i tyre i cili është edhe kandidat për kryeministër i PAN-it ka nisur një seri takimesh, ndërsa disa të tjera do t’i zhvillojë edhe në ditët në vazhdim.

“Haradinaj ka nisë një seri takimesh me përfaqësues të partive politike. Me disa është takuar dhe me disa do të takohet në ditët në vazhdim. Kjo është çështje e agjendave dhe obligimeve të ndërsjella”, ka bërë të ditur zëdhënësi i partisë së Haradinajt.

Zyrtarë nga Lista Serbe janë deklaruar se deri më tash, Lista Serbe nuk ka zhvilluar kurrfarë bisedimesh me subjektet politike parlamentare të shumicës shqiptare, lidhur me mundësitë eventuale të hyrjes në ndonjë koalicion që synon formimin e Qeverisë së re.

Por nëse vendoset për bashkëpunim, ata kanë thënë se nuk do të hyjnë në qeveri nëse nuk iu plotësohen kushtet e tyre. E rreth këtyre kushteve, nga AAK-ja nuk kanë dashur të flasin.

Ramush Haradinaj që pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ-ja ka filluar takimet e tij me pakicat në vend.

Por deri më tani një takim të ngjashëm nuk e ka zhvilluar me Listën Serbe. Këta të fundit kanë thënë se janë të hapur për bisedime më cilëndo parti politike.

Por, Nitaj tha për Express se Lista Serbe do të jetë pjesë e Qeverisë Haradinaj. “Sigurisht se edhe Lista Serbe do të jetë pjesë e këtyre konsultimeve dhe bisedave, sepse ata do të jenë pjesë e qeverisë së Kosovës, po ashtu”, ka theksuar ai.

Ndërkaq, pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ-ja më 8 korrik, Presidenti të hënën ua nisi ftesat partive politike për një takim konsultativ në mes tyre.

Deri më tani, Vetëvendosja dhe LDK-ja nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim nëse do t’i përgjigjen ftesës së Presidentit, duke thënë se janë duke e shqyrtuar ftesën e tij.

Ndonëse Haradinaj ka sqaruar se numrat për ta formuar Qeverinë tashmë i ka siguruar, koalicioni LAA kanë thënë se mungesa e numrave të PAN-it e arsyeton vonesën për thirrjen e seancës konstituive nga Presidenti. /D.K/GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz