Pensionohet futbollisti kosovar dhe menjëherë merr detyrë të re në skuadër
dp

Lexo edheTrajneri largohet nga Heidenheimi pas gati 20 vitesh në krye të klubit

KF Rilindja 1974 ka njoftuar se futbollisti Blendi Morina i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.
Megjithatë, Morina nuk do të largohet nga klubi, pasi do të vazhdojë të jetë pjesë e tij në një rol të ri, atë të trajnerit të përgatitjes fizike, shkruan Indeksonline.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi, ku ka falënderuar Morinën për përkushtimin, sakrificën dhe kontributin e dhënë ndër vite.

Lexo edheTrajneri largohet nga Heidenheimi pas gati 20 vitesh në krye të klubit
Kështu, Morina nis një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë jashtë fushës së lojës, por sërish në shërbim të Rilindjes 1974. /IndeksOnline/