back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmePejë bastisen disa lokale, arrestohen gjashtë femra për prostitucion

Pejë bastisen disa lokale, arrestohen gjashtë femra për prostitucion

Të ngjajshme

Bahtiri mundohet të bëhet kreativ: Me këto syza kanë dëshirë ta shohin veriun pseudoanalistët

Ish-kryetari i Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim...

Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë

Sytë mund të jenë pasqyrë e shpirtit (sipas një...

Një grua gjendet e vdekur në Klinë

Një person pa shenja jete është gjetur sot në...

Përfundon dinastia Verstappen, Norris shpallet kampioni i ri i botës në Formula 1

Formula 1 ka tashmë një kampion botëror të ri. Ai...

Me datën 14.04.2019 rreth orës 00:10 është zbatuar plani operativ në disa lokale në zonën e komunës së Pejës, njësitet policore të Stacionit Policor në Pejë, nënstacioni policor në Vitomiricë, Njësiti për reagim të shpejtë, të përkrahur edhe nga hetimet kundër prostitucionit, kanë ndërmarrë veprime operacionale, në bashkëpunim të plotë edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë inspektuar lokalet të cilat dyshohej se nuk i përmbushnin obligimet ligjore për veprimtari që kryenin.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

 

 

Plani është realizuar nga ora 00:10 e deri në ora 03:30 të datë 14.04.2019, me ç’rast gjatë këtij aksioni, nën asistimin policor janë bastisur 10 (dhjetë) lokale, dhe nga inspektorët komunal janë shqiptuar 7 (shtatë) gjoba për mos respektim të orarit të punës dhe dokumentacion jo të rregullt, janë kontrolluar të gjithë personat që ishin prezent në lokalet e bastisura.

Gjatë këtij operacioni po ashtu janë kontrolluar dhe verifikuar dhjetëra automjete, ndërsa 6 (gjashtë) persona janë sjellë në stacionin policor Pejë. Nga këta persona 4 (katër) të gjinisë femërore shtetase të Shqipërisë të cilat pas verifikimit nga hetimet kundër prostitucionit janë liruar, janë iniciuar 2 (dy) raste për veprën penale ‘Mbajtje ne pronësi, ne kontroll, posedim te pa autorizuar te armës‘, dhe ‘ posedim i narkotikeve‘.

Me urdhër të prokurorit të shtetit përsoni i dyshuar është dërguar në ndalim policor, për të vazhduar me procedura të metutjeshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz