PDK në opozitë, gjobitet kafja e Uran Ismailit
03

Lexo edheKurti dhe Osmani pajtohen: Kryeministër do të bëhet ai që ka edhe një votë më shumë

Inspektorati Komunal i Prishtinës i ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro lokalit të ish-ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili, “Bon Vivant”.
Ky dënim me gjobë ka ardhur si rezultat i punimeve pa leje në hapësirën që shfrytëzohej si terrasë, shkruan GazetaBlic.
“Pala obligohet që të pajiset me lejen përkatëse, ose në të kundërtën, do të detyrohet që ta rikthejë terrenin në gjendjen e mëparshme“, ka thënë drejtori i Inspektoratit në Prishtinë Adonis Tahiri.

Lexo edheKurti dhe Osmani pajtohen: Kryeministër do të bëhet ai që ka edhe një votë më shumë

Ndryshe, partia e Uran Ismailit PDK ka kaluar në opozitë pas 12 vitesh pushtet, në zgjedhjet e së dielës.