PDK mban mbledhje të Kryesisë, paralajmëron rrezik për rendin kushtetues dhe kundërshton procesin për president
dp

Lexo edheVendosen flamurin shqiptar në akademi përkujtimore/ Serbia nis kundërvajtjen ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar

Sipas njoftimit, PDK ka dënuar përpjekjet për zgjedhjen e presidentit në mënyrë të njëanshme, duke i cilësuar ato si shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe rrezik për rendin kushtetues.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se veprime të tilla cenojnë seriozisht themelet demokratike të shtetit dhe mund ta çojnë vendin drejt, siç u shpreh ai, “anarkisë politike”.
“Pushteti politik nuk mund të vendoset mbi Kushtetutën dhe ligjet tona. Ky është cenim i rendit kushtetues. Këtë nuk do ta lejojmë dhe do ta ndalojmë,” është shprehur Hamza.
Në njoftim, PDK thekson se shteti i Kosovës është ndërtuar me sakrificë dhe se çdo devijim nga Kushtetuta dhe ligjet përbën rrezik për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit.

Lexo edheVendosen flamurin shqiptar në akademi përkujtimore/ Serbia nis kundërvajtjen ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar
Partia opozitare ka shtuar se Kushtetuta nuk mund të interpretohet sipas interesave politike ditore dhe se do të ndërmarrë të gjitha veprimet politike dhe institucionale për mbrojtjen e rendit demokratik. /Lajmi.net/