PDK-ja pranon ftesën e Vetëvendosjes për takimin e së hënës

Partia Demokratike e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për takimin konsultativ, lidhur me konstituimin e institucioneve.
Në një përgjigje për Gazetën Online “Repoteri.net” nga kjo parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë për Reporterin se në takim do t’i bëjnë të njohura qëndrimet rreth formimit të insitucioneve.
“PDK do te marre pjese ne takimin e ftuar te henen. Si parti kryesore opozitare, qendrimet tona rreth formimit te institucioneve do t’i bejme te njohura ne takim”, ka thënë Bytyçi.

Lexo edheMë në fund, qytetarët mund të pajisen me targa
Gjatë ditës së djeshme në dyert e tri partive, PDK, LDK dhe AAK shkuan ftesat e fitueseve të zgjedhjeve, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për konsultime rreth konstituimit të institucioneve.
Pas humbjes së zgjedhjeve të 14 shkurtit, Isa Mustafa dha dorëheqjen nga pozita e të parit të LDK-së, derisa të dielën e 14 marsit do të mbahet kuvendi i LDK-së për ta zgjedhur kryetarin e ri.





