back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePDK-ja nis 'luftën' me LVV-në

PDK-ja nis ‘luftën’ me LVV-në

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Akuzat e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prishtinë, ndaj “Vetëvendosjes” se ka punësuar militantë në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës vlerësohen si hakmarrje.

PDK-ja, sipas analistëve, po ia kthen LVV-së akuzat që kjo ia kishte bërë para disa viteve për keqpërdorim të pushtetit, duke punësuar nëpër komuna dhe institucione njerëz të partisë, klaneve dhe familjarë.

Sipas të dhënave të PDK-së, 486 persona janë punësuar në dy vjetët e fundit nga LVV-ja. Drejtpërdrejt është akuzuar Ndërmarrja Banesore e Prishtinës, që në bazë të planit të biznesit të vitit 2014 kishte të planifikuar 73 punëtorë, kurse aktualisht, bazuar në akuzat e PDK-së, i ka mbi 120 të punësuar.

Këto ndonëse janë mohuar nga zyrtarë të kësaj ndërmarrjeje dhe vetë LVV-së, “lufta” me kundërakuza, sidomos ndërmjet këtyre dyja partive rivale në prag të zgjedhjeve, po ashpërsohet./Zeri/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz