PDK-ja kthehet në Kuvend
01·

Nënkryetari i PDK-së është nisur nga selia e partisë për në zyrat e kuvendit ku është paraparë të mbahet mbledhja e kryesisë me grupet parlamentare për të diskutuar datën e seancës së ardhshme.
Punimet në seancën e sotme të Kuvendit janë ndërprerë në mungesë të shumicës së deputetëve të PAN.
Me propozim të dy partive të tjera, Vetëvendosjes dhe LDK-së, kryesuesi Adem Mikullovci ka thirrur për në orën 12:00 një takim konsultativ me shefat e grupeve parlamentare.
Siç raporton gazetarja e KALLXO.com takimi tashmë ka nisur dhe në të po marrin pjesë Enver Hoxhaj nga PDK, Pal Lekaj nga AAK, Bilall Sherifi nga NISMA, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje dhe Avdullah Hoti nga LDK.
Lexo edheZeka: Nëse ndodhin zgjedhjet e jashtëzakonshme, Vetëvendosje do të bëjë kerdi si Edi Rama















