PDK dorëzohet për Demarkacionin!
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvend, Memli Krasniqi thotë se demarkacioni me Malin e Zi nuk i ka votat për ratifikim në Kuvend.
“A do të jenë të mjaftueshme këto vota nuk jam i sigurt. Duhet të jenë 2/3 e Kuvendit dhe me qëndrimet e shprehura deri më tani duket se nuk janë”, tha Krasniqi për televizionin Dukagjini.
Por nënkryetari i PDK’së thekson se kjo nuk do të ndikoj në koalicionin që kanë me Aleancën për Kosovë të Re dhe partitë e tjera.
“Dallimet tona për sa i përket çështjes së demarkacionit nuk janë të reja. Janë dallime që kanë ekzistu vite me radhë dhe vazhdojnë me ekzistu.
Lexo edheShpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu ofrojnë dorëheqje nga Kryesia
Nuk kanë qenë pengesë në formimin e koalicionit nuk do të jenë pengesë as në vazhdimin e koalicionit.
Është një çështje thelbësore e cila deshëm apo s’deshëm ne ndërlidhet me të drejtën funamentale të qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm nëpër Europë dhe kjo nuk është një çështje e cila varet nga ne për fatin tonë të keq, por është çështje e cila varet nga ata që i qesin rregullat në rastin e liberalizimit të vizave, e këta janë Bashkimi Europian”, tha Krasniqi./zeri/














