back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaShqiptarePD sot proteston kundër Qeverisë Rama

PD sot proteston kundër Qeverisë Rama

Të ngjajshme

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Bajqinovci për koalicionet: Pyetje një milionëshe, por besoj se VV do ta bëjë vetë qeverinë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur rreth...

Prishtinë: Arrestohet 28-vjeçari – dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

Partia Demokratike në Shqipëri sot do të protestojë kundër Qeverisë Rama. Kjo protestë është parashikuar të fillojë nga ora 12:00, por nuk dihet se kur do të përfundojë, pasi siç është paralajmëruar janë qytetarët ata që do të vendosin për përfundimin e saj.

Në një thirrje të fundit për pjesëmarrje, Lulzim Basha foli për një vendim të madh.

“Jam i bindur se e nesërmja do të jetë një festë gjigante demokracie, shprehja më e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetarëve për t’i dhënë fund së keqes, për të marrë së bashku një vendim të madh nesër për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që do ta marrim së bashku aty, të gjithë së bashku, të gjithë qytetarët”, ka thënë Basha.

Demokratët e lidhin këtë vendim me një përpjekje për të detyruar kryeministrin Rama të japë dorëheqjen. Opozita e akuzon kryeministrin për mungesën e vullnetit për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, por nga skenari i 18 shkurtit tani për tani njihet vetëm koha e nisjes së protestës.

Policia në Tiranë, ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e protestës nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Rrugës “Ismail Qemali” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Si rrjedhojë e këtij marshim – proteste, do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në segmentet rrugorë: Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.

Ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë: Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00./Albeu.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz