back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaShqiptareKufiri Shqipëri-Greqi, konfiskohet 1 ton marijuanë

Kufiri Shqipëri-Greqi, konfiskohet 1 ton marijuanë

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Policia greke tha se rreth një ton marijuanë është gjetur nga autoritetet doganore greke në Pikën kufitare të Kakavijës, më e madhja që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Lënda narkotike u zbulua gjatë një kontrolli të kryer në një kamion që kishte hyrë nga Shqipëria. Sipas policisë greke brenda mureve të dyfishta të kamionit shqiptar, një qen i trajnuar posaçërisht zbuloi sasinë e madhe, prej rreth një ton marijuanë.

Burimet kufitare thanë se shoferi me të pikasur kontrollin u hodh në anën shqiptare të kufirit, por policia shqiptare nuk ka dhënë ende hollësi për ngjarjen dhe zonën ku mund të jetë ngarkuar marijuana.Sasi të mëdha marijuane janë zbuluar ditët e fundit në anën greke të kufirit me Shqipërinë.

Pas bllokimit të rreth 2 tonëve marijuanë në brigjet e ishullit grek të Korfuzit rreth gjysëm tonë marijuanë u zbuluna në dy raste në qytetin port të Patras dhe në zonën e Gumenicës.

E gjithë lënda narkotike e kultivuar në Shqipëri verën e vitit të shkuar po transportohet drejt vendeve europiane përmes porteve greke me kamionët tregëtarë apo me mjete të tjera të vogla. Nga hetimet e policisë greke pas Italisë një tjetër destinacion i drogës shqiptare kohët e fundit është Hollanda. /voa/

Të Fundit

Sport

ShowBiz