back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaShqiptarePD denoncon një ndërtim pa leje te “5 maji”

PD denoncon një ndërtim pa leje te “5 maji”

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Partia Demokratike ka denoncuar një ndërtim pa leje në zonën e “5 majit” në Tiranë.

Zëdhënësja e Anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, thotë se qytetarët e kanë njoftuar policinë, por pronari i biznesit u ka dhënë ryshfet autoriteteve për të mbyllur sytë para shkeljes së ligjit.“Partia Demokratike ka marrë një tjetër denoncim nga qytetarë për ndërtim pa leje në Tiranë. Sipas informacioneve të tyre, objekti ndodhet në rrugën ‘Dervish Luzha’, pranë mbikalimit që të nxjerr në rrugën ‘5 Maji’. Ata shprehen se kanë njoftuar disa herë Policinë e Shtetit, por nuk ka pasur asnjë reagim. E njëjta situatë përsëritet edhe me strukturat kryesore inspektuese në nivel kombëtar për evidentimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje, të cilave u është bërë me dije shkelja, por pa asnjë ndërhyrje nga ana e tyre. Sipas qytetarëve, zyrtarë të shtetit marrin pagesa të përsëritura nga pronarët e biznesit që ushtron aktivitet në këtë objekt, dhe në këmbim, shkelja e ligjit injorohet”, ka thënë Genta Vangjeli.

Të Fundit

Sport

ShowBiz