HomeLajmeLajmet e FunditPavarësisht se nuk e ndjek në rrjetet sociale, motra për Dafina Zeqirin:...

Pavarësisht se nuk e ndjek në rrjetet sociale, motra për Dafina Zeqirin: Do t’ia jepja veshkën time

Të ngjajshme

Liverpool arrin marrëveshje me Andoni Iraolën për postin e trajnerit

Liverpool ka arritur një marrëveshje në parim me Andoni...

Therje dhe grabitje në Gjakovë, viktima kërkon ndihmë mjekësore

Një rast i rëndë grabitjeje është raportuar të hënën...

Tri raste të vjedhjeve në Prishtinë, pesë persona përfundojnë në pranga

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të...

Motra e Dafina Zeqirit, Besa Tafari, në një intervistë për “Prive by Liberta Spahiu”, ka folur për raportin me të.

Edhe pse shpesh ka pasur aludime, ajo ka bërë të ditur se ka gjithmonë dashuri mes tyre.

Ndërkohë që motrat nuk ndiqen me njëra-tjetrën në rrjete sociale, që do të thotë se marrëdhënia e tyre nuk është edhe aq e mirë.

Këngëtarja tha që është aty për të, për çfarë t’i duhet dhe se në një formë do bënte çdo gjë për të.

“E respektoj dhe e dua shumë motrën time. Dhe do ta bëj gjithmonë. Nëse marr një telefonatë nesër, ku dikush më thotë, dëgjo motrës tënde i duhet një veshkë. Unë jam aty për të dhënë veshkën time. E dini sepse ne jemi, në fund të fundit ne kemi vetëm 10 muaj diferencë mesh nesh. Jemi si binjake”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Dhe se edhe pse kemi qenë të ndara, dhe kemi qenë në rrugë të ndryshme në jetët tona unë kam punuar si modele dhe kam jetuar nje jetë shumë të ngarkuar, ku literalisht jetoja nëpër avionë ndërsa ajo po ndërtonte një karrierë të madhe dhe ishte një figurë nëne ndërkohë, mendoj se ka qenë mendoj se ka qenë një hap shumë i mirë për mua që të isha e pranishme për të”.

“Jam vërtet shumë krenare për të, dhe mendoj se është një kujtim i bukur. Ishte e mrekullueshme. Jemi padyshim në faza të ndryshme të jetës sonë, por ka gjithmonë shumë dashuri”, përfundon motra e Dafinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz