Paul Pogba zgjedh numrin e fanellës te Barcelona
Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba thuhet se ka zgjedhur numrin e fanellës që do të bartë te Barcelona në rast se realizohet transferimi.
Pogba nuk ishte rregullt në formacionin startues te skuadra e Jose Mourinhos sezonin e kaluar pasi pësoi një rënie të formës, transmeton portali arbresh.info.
Por, pas paraqitjeve spektakolare me Francën në Kampionatin Botëror në Rusi, Barcelona raportohet se ka shfaqur vonë një interesim për të siguruar shërbimet e fituesit të Kampionatit Botëror.

Lexo edheBerat Djimsiti arrin akordin me skuadrën e re
25-vjeçari ishte thënë se është takuar me drejtorin sportiv të Barcelonës, Eric Abidal, në Los Angeles javën e kaluar për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm në Camp Nou.
Bazuar në ‘CalcioMercato’, Pogba do të bartë fanellën me numër 8, që në të kaluarën është bartur nga Andres Iniesta, në rast se realizohet transferimi i tij./arbresh.info/














