Reagimet në lidhje me kalimin e 12 deputetëve të VV-së në PSD nuk kanë të ndalur, shkruan Drenicapress.info.
Së fundmi prezantuesja e njohur, Erëza Vela, ka reaguar me një shkrim të gjatë në Facebook, duke hedhur akuza të rëndë në drejtim të tyre.

Lexojeni të plotë postimin e Erëza Velës:
Keta qe i’u bashkuan partise se Kaqushes e kane deshmu qe jane shume te mire ne teori filozofike. I kemi pa qe jane jashtezakonisht te artikulueshem ne debate. I kemi pa qe kane njohuri teorike edhe per ekonomi, ceshtje sociale, negociim. Jane kreativ. Dijetare. Kane edhe shkollime nder me te mirat. Jane te rinj. Modern. Te qytetnum. Ne fakt me shume paraqiten si te qytetnum sesa qe realisht jane. Tingellojne bindes. Si pakete per prezentim jane shume te kompletum.
Mirepo, karakteristika me e madhe e tyne eshte se keta nuk jane te punes. Pike! Keta jane dembela sa s’thuhet. Njerez te llafeve. E kane deshmu qe nuk dine dhe nuk duan zhvillim e udheheqje te mirefillte. Mirepo, jo vetem kaq. Jane zhvates. Njerez te dhunes. Individualista.
Me Prishtine e kane humb shansen me te madhe te mundshme. Esht’ turp dhe jo respekt ndaj secilit votues te tyne e secilit qytetare te Prishtines me u marre me parti te re e Prishtina plot pluhun e berllog. Ndertimet egersisht e pa kurrfar pergjegjesie tu vazhdu. S’ki as ku me ece e as ku me u parku. S’ki asnje aktivitet kulturoro artistik. Asnje trohe gjelbrimi. Asnje investim privat. Asnje investim kapital. Perfitime e favore disa bizneseve. Bllokim, sharje e shantazh ndaj bizneseve te tjera. Qe 5 vjet, vec ankesa e cjerrje patetike. Kaos i papame e degradim total i kryeqytetit.
Ne parlament kane be cdo perpjekje te mundshme me e blloku secilin zhvilim qe ka pas ndikim ne permiresim te jetes se qytetareve. Kane shfrytezu cdo moment per kalkulime politike duke prolongu projekte qe ata si individ me fitu e qytetarit me j’u veshtiresu jeta. Kane pasqyru e projektu dhune e urrejtje ne vazhdimesi. Sharje e fyrje ne parlament. Sharje e fyrje e cyber bullying ne rrjete sociale duke nencmu, ofendu e sha – jo vetem individet te cilet s’jane pajtu me ta – po edhe nanat, motrat e bashkeshortet e tyne. Premtim per me i ngreh “zhag” gazetaret. Sharje direkte ndaj gazetareve. Ngrehje “zhag” te qytetareve. Rrahje ne studio televizive. E ben’ dhunen e ofendimet norme.
Ne anen tjeter, jane njerez jo besnik. Qe te gjithe u krijun, u zhvillun e u ngriten si individ ne krah te nje individi te vetem – te cilin ne fund e tradhetun dhe e “lane vetem”. U larguan prej tij pa asnje arsyetim konkret publik. Si tinez. Si me bisht nen kembe. Nje nga nje. Tash sot po thone PSD i ka fitu dy komuna! Really!
Keta edhe munden me u be akter i rendesishsm politik mirepo, kjo eshe ajo qe keta jane dhe qe keta bejne. E kane deshmu vet. Premtimet e filozofinat e thurruna bukur jane asgje me shume se fjale ne ajr. Muhabete koti. Hipokrozi.