back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmePas telasheve në shkollë, nxënësi bie nga kati i dytë

Pas telasheve në shkollë, nxënësi bie nga kati i dytë

Të ngjajshme

Lambrinidis: BE pret që Serbia të ndjekë autorët e sulmit në Banjskë

Stavros Lambrinidis, ambasador i Bashkimit Evropian në Kombet e...

Martohet motra e Gigi dhe Bella Hadid-it, shpërthejnë lotët

Motra e modeleve të famshme, Gigi dhe Bella, Alanna...

Berisha thotë se nuk ka komunikuar me Kurtin për krijimin e qeverisë

Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se...

Në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Prizrenit është i shtrirë i mituri A Z. Një ditë më parë ai ka rënë nga kati i dytë i shtëpisë së tij në Rahovec.

Gjendja e tij shëndetësore, sipas mjekëve, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

I lënduari është nxënës i klasës së shtatë në shkollën Fillore Bekim Sylka në Rahovec.

Para disa ditësh i njëjti nxënës kishte një problem me kujdestaren e cila e kishte larguar nga mësimi.

Sipas drejtoreshës së shkollës, Beatrisa Pista, të premten kujdestarja e klasës i kishte gjetur atij një shishe nargjile dhe i kishte kërkuar ta sjellë prindin.

Të hënën, nxënësi kishte vijuar komplet mësimin, ndërkaq të martën në orën e tretë arsimtarja e kishte larguar sërish nga klasa.

Pasi kishte shkuar në shtëpi, rreth orës 11:00 nxënësi i klasës së shtatë, pa u treguar prindërve problemin në shkollë,  ishte ngjitur në katin e dytë duke rënë nga lartësia.

Prindi i tij thotë se djali i ka thënë se marramendja ishte shkak i rrëzimit. Por, ai dyshon se shishja nargjile ka qenë e djalit të tij

Ai pohon se djali i tij është nxënës shembullor.

Në anën tjetër, Policia Rajonale e Gjakovës  e ka hapur rastin dhe është duke u marrë me hetimet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz