BallinaLajmeKosova i përgjigjet Gjuriqit rreth FSK-së

Kosova i përgjigjet Gjuriqit rreth FSK-së

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq,  dje u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës, duke i paralajmëruar ata se do të dënohet sipas Ligjit penal të Serbisë ku pjesëmarrja në formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në dhjetë vite burgim.

Ai tha se formimi i Ushtrisë së Kosovës është ilegal dhe bie ndesh me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Kumanovës dhe është kundër qëllimeve të shtetit serb, e kjo, sipas tij, është stabiliteti afatgjatë.

Lidhur me këtë deklaratë, Indeksonline ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës të cilët thonë se FSK është institucion i cili ka të integruar të gjithë pjesëtarët e komuniteteve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i komenton prononcimet elektorale të askujt e në këtë rast as të Marko Gjuriq. Deklaratat e tilla janë të papranueshme dhe kjo çështje i acaron marrëdhëniet fqinjësore. FSK është institucion i cili ka të integruar të gjithë pjesëtarët e komuniteteve”, është thënë në një përgjigje nga Zyra e Informimit në Qeverinë e Kosovës.

Gjithashtu është thënë se gjuha e urrejtjes dhe e kërcënimeve ndaj qytetarëve të Kosovës nuk i shërben as procesit të dialogut e as përmirësimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore Kosovë-Serbi.

“Ftojmë Qeverinë e Serbisë që të mos e pengoj integrimin e komunitetit serb nëpër institucionet e Kosovës e të mos i kërcënoj ata. Sikur çdo bashkësi etnike, serbët e Kosovës e meritojnë të integrohen sepse ata janë qytetarë të këtij vendi. Çdo shtetas i Kosovës ka mbrojtjen e ligjit dhe të institucioneve. Për më shumë anëtarët e FSK-së, gëzojnë prestigj dhe mbrojtje shtesë të vet institucionit”, është thënë tutje në përgjigjen e Qeverisë.

Ndryshe Gjuriq ka ripërsëritur se Lista Serbe, është kundër formimit  të Ushtrisë së Kosovës, madje në këtë drejtim ajo e ka mbështetjen e plotë të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Qeverisë serbe./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz