HomeLajmeLajmet e FunditPas rekordit botëror në Stamboll, Kanye West më 11 korrik në Shqipëri

Pas rekordit botëror në Stamboll, Kanye West më 11 korrik në Shqipëri

Të ngjajshme

Një grua humb jetën pasi bie nga një ndërtesë në Fushë Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës...

Votimi në përfaqësi diplomatike: Rreth 11 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se bazuar në...

Tensione te Franca para Kupës së Botës, dy yjet e kombëtares nuk përshëndeten mes vete

Nje tension mes futbollistëve të Francës, raportohet p[ak ditë...

Pas rekordit botëror në Stamboll, Kanye West më 11 korrik në Shqipëri

Këngëtari me famë botërore YE- Kanye West mblodhi rreth...

Këngëtari me famë botërore YE- Kanye West mblodhi rreth 118,000 spektatorë në Stamboll, Turqi, si koncerti me pjesëmarrjen më të madhe në historinë e stadiumeve.

Gjatë natës, vetë artisti deklaroi se kishte thyer rekordin botëror të audiencës për një koncert stadiumi.

Pas një prej netëve më të mëdha të karrierës së tij, rrugëtimi vazhdon në Hollandë, Gjeorgji e drejt Shqipërisë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja kujtoi edhe një herë për artdashësit, koncertin e YE – Kanye West, në Tiranë.

“Më 11 korrik 2026, Tirana bëhet skena e botës me një super-spektakël të standardeve globale që pritet të mbledhë mijëra fansa nga Shqipëria, rajoni dhe Europa, në Eagle Stadium”, tha Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Koncerti i YE-Kanye West do ta kthejë Tiranën në epiqendrën evropiane të muzikës, showbiz-it dhe kulturës me një superproduksion monumental, skenë gjigande, teknologji immersive dhe një eksperiencë që shkon përtej çdo koncerti të parë më parë në Shqipëri.

Ndërkohë vijon puna për ndërtimin e “Eagle Stadium”, stadiumi i cili po ngrihet enkas për këtë event në Kashar, pranë aksit Tiranë-Durrës. Stadiumi do të mirëpresë rreth 60.000 spektatorë nga Shqipëria, rajoni e bota.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz