BallinaRegjionalePas protestave të banorëve, reagon Bekim Jashari

Pas protestave të banorëve, reagon Bekim Jashari

Të ngjajshme

Jeffrey Epstein, krijimi i një përbindëshi

Sikur financieri dhe pedofili i ndjer Jeffrey Epstein të...

Festa e Bajramit – Inspektorati në terren, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pohoi se gjatë...

Sorensen me zyrtarin e OKB-së flasin për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Pres me padurim më shumë diskutime

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter...

Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje

Ish-zyrtari i lartë i misionit të OSBE-së në Kosovë,...

Banorët e fshatit Çirez të komunës së Skenderajt kanë protestuar këto ditë.
Banorët e Çirezit janë duke protestuar tek zona ku gurëthyesit ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Këto protesta paqësore ishin si pasojë e problemeve që kanë nga copat e detonimit të minave, njofton Drenicapress.

Pas protestave ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Ai ka deklaruar se shqetësimet e banorëve të Cirezit janë edhe shqetësime të tij, dhe do të angazhohet për zgjdhjen e këtij problemi.

Për më tepër lexojeni deklaratën e Bekim Jasharit për shqetësimet e banorëve të Çirezit:

Deklaratë e kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, lidhur me shqetësimet e banorëve të fshatit Çirez

“Pas shqetësimeve të ngritura nga banorët e fshatit Çirez, lidhur me aktivitetin e gurthyesit në këtë fshat, i cili, sipas banorëve, po rrezikon jetën e tyre dhe po e ndot ambientin, ne si Komunë kemi ndërmarrë të gjitha veprimet në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive që kemi, për të gjetur një zgjidhje dhe për të tejkaluar situatën e paraqitur.

Pa i dhënë konotacion politik këtij problemi, do të jam përkrah banorëve të fshatit Çirez, dhe do të bëjë ç’është e mundshme në bazë të autorizimeve që kam, që problemin në fjalë ta zgjidhim sa më shpejt që është e mundur.

Komuna e Skenderajt është në pritje të vlerësimit nga inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët kanë dal në terren për të parë nga afër situatën.

Si kryetar i Komunës, pa asnjë dyshim, do të jem në krah të banorëve dhe problemeve që ata kanë.

Shqetësimet e banorëve të Çirezit, janë edhe shqetësime të mia”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz