Pas mosmarrëveshjes, plagos me armë fqinjin
03
Lexo edheShokohet qyteti i Kosovës, për një javë dy vetëvrasje
Sot rreth orës 10:00 të mëngjesit në rrugën “Brigada 128” në Prizren ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Policia e Prizrenit njofton se një i dyshuar pas një mosmarrëveshjeje pronësore, ka tentuar ta privojë nga jeta fqinjin e tij i cili ka pësuar plagë në afërsi të gjurit, përcjell Klan Kosova.
“I plagosuri është ndalur për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, ndërkaq, policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me 26 fishekë”, thuhet në kumtesë.
Lexo edheShokohet qyteti i Kosovës, për një javë dy vetëvrasje
“Gjatë bastisjes së shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe 395 fishekë të kalibrit të panjohur. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet nën masën e arrestit për 48 orë”.