back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaBotëPas Katalonjës, edhe një tjetër rajon brenda Spanjës kërkon pavarësi

Pas Katalonjës, edhe një tjetër rajon brenda Spanjës kërkon pavarësi

Të ngjajshme

Po përgatitet një shkëmbim i madh mes Realit dhe Chelseas

Real Madrid dhe Chelsea mund të përfshihen në një...

Shaqir Totaj takim me qytetarë: Po matemi me punë, e jo fjalë në këto zgjedhje

Në takimin e sontëm me nëndegët “Xhevdet Doda”, “Gani...

Ekskluzive: Arrestohet reperi Mozzik

Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar sonte në aeroportin...

Mijëra njerëz nga zona Baske e Spanjës kanë bashkuar duart duke formuar një zinxhir rreth 202 kilometra të gjatë, duke kërkuar të drejtën e votës për pavarësi.

Protesta e zinxhirit njerëzor u organizua nga grupi Basque Gure Esku Dago (Është Dora jonë) duke marshuar nga Donostia (i njohur edhe si San Sebastian) në parlamentin bask në Gasteiz (Vitoria).

Kushtetua e Spanjës e krijuar në 1978, pas përfundimit të regjimit të diktatorit Francisco Franco, thotë se vendi është i pandashëm dhe përpjekja e vitit të kaluar nga Katalonja për të mbajtur një referendum të shkëputjes u ndesh me një goditje të ashpër ligjore.

Ish-kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, i cili është kritikuar për mënyrën si trajtoi krizën katalanase u rrëzua nga kreu socialist Pedor Sanchez në një votëbesim parlamentar që u mbajt në 1 qershor.

Sanchez, i cili tani kryeson qeverinë pas votimit, ka bërë thirrje për bisedime të përsëritura me udhëheqjen katalanase.

Qeveria spanjolle, e mbështetur nga gjykata kushtetuese, pohon se çdo fletëvotim për pavarësinë rajonale është e paligjshme.

Votimi i 1 tetorit mbi ndarjen e Katalonjës nga Spanja dhe shpallja e njëanshme e pavarësisë nga qeveria rajonale bëri që Madridi të marrë kontrollin e rajonit dhe të arrestonte nëpunësit civilë të përfshirë në votim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz